De Ligt operohet dhe kthehet në nëntor

De Ligt operohet dhe kthehet në nëntor

Debutimi i Andrea Pirlos si trajner nuk pritet të jetë aspak i qetë, pasi tekniku i sapoemëruar në pankinën e bardhezinjve do të duhet të bëjë llogaritë me mungesën e mbrojtësit holandez Mathijs De Ligt.

Ky i fundit ka një problem në shpatull dhe do t’i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale, e cila pritet ta mbajë jashtë fushave të lojës përreth 3 muaj dhe rikthimi në fushë nuk pritet më herët e muaji nëntor.

Holandezi tregoi një rritje për t’u admiruar javët e fundit, veçanërisht që prej rifillimit të kampionatit, ku ishte nga më aktivët dhe më të rëndësishmit në formacionin e Sarrit, megjithatë tani do të duhet të ndalet.

Nga ana tjetër, në pritje të rikuperimit të tij, Pirlo do të duhet të bëjë llogaritë vetëm me Bonuccin, Chiellinin e Demiral në mbrojtje, pasi Romero dhe Rugani vështirë se do të qëndrojnë në Torino sezonin e ardhshëm.