Veseli kujton heronjtë e luftës në Junik

Veseli kujton heronjtë e luftës në Junik

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka thënë se përkushtimi atdhetar i Bekim Berishës do të mbetet në kujtesën tonë për qëndrueshmërinë e vizionit të tij për luftën deri në çlirim dhe vullnetin e pathyeshëm për fitore.

Veseli ka përkujtuar heronjtë e luftës çlirimtare të rënë në Junik.

Postimi i plotë:

Në përvjetorin e rënies heroike në Betejën e Junikut, sot kujtojmë me nderim të thellë heroin Bekim Berisha-Abeja.

Përkushtimi atdhetar i tij do të mbetet në kujtesën tonë për qëndrueshmërinë e vizionit të tij për luftën deri në çlirim dhe vullnetin e pathyeshëm për fitore.

Abeja, së bashku me Bedri Shalën, Elton Zherkën, Përmet Vulën dhe Bashkim Lekun, janë të paharrueshëm. Lavdi e përjetshme jetës dhe veprës së tyre!