11:06 / 11.08.2020
Hoti me kryetarët e komunave bisedojnë për fillimin e vitit shkollor
Kryeministri i vendit, Avdullah Hoti sot do të mbajë një takim me kryetarët e komunave, ministrin e Arsimit, Ramë Likaj dhe atë të Shëndetësisë, Armend Zemaj.
Në këtë takim, transmeton Telegrafi, do të diskutohet rreth rishikimit të masave anti-COVID 19, alternativat për nisjen e fillim vitit shkollor 2020-2021 si dhe çështje tjera.























