Dua Lipa bën tatuazh fytyrën e personalitetit të njohur?

Dua Lipa bën tatuazh fytyrën e personalitetit të njohur?

Ylli global, Dua Lipa, sonte do të jetë në shoun e Jimmy Kimmel, por jo si myafire.

Kimmel ia ka besuar këngëtares kosovare rolin e udheheqëses së emisionit të tij.

Faqja e verifikuar e këtij shou në Facebook i ka publikuar dy fotografi të Lipës ku në shpinën e saj shihet një vizatim apo tatuazh që sipas shumë gjasave është i përkohshëm.

Në shpinën e saj është fytyra e Guillermo-s, personalitetit të famshëm të këtij emisioni.

Përndryshe, vajza e hitit “New Rules” per mysafir do ta ketë një tjetër yll të muzikës pop, Gwen Stefani.

Lipa këtë gjë e kishte paralajmëruar edhe në llogaritë e saj në rrjete sociale.