Zemaj: “Menaxhimi dhe trajtimi i COVID-19”
Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, përmes një postimi të bërë në faqen zyrtare Facebook, ka dhënë informacione shtesë në lidhje me Udhërrëfyesin Klinik “Menaxhimi dhe trajtimi i COVID-19”, që sipas tij ka për qëllim trajtimin mbështetës dhe antiviral të personave të dyshimtë, të konfirmuar si dhe kategorive të pacientëve të spitalizuar me COVID-19.
Ky është postimi i ministrit:
Udhërrëfyesi klinik (UK) ‘’Menaxhimi dhe trajtimi i COVID-19” ka për qëllim trajtimin mbështetës dhe antiviral të personave të dyshimtë, të konfirmuar si dhe kategorive të pacientëve të spitalizuar me COVID-19.
Arsyeshmëria e rëndësishme klinike e këtij Udhërrëfyesi Klinmik ka për qëllim menaxhimin e trajtimit të bazuar në dëshmi në mënyrë që të minimizohen dhe shmangen efektet nga trajtimet eventuale joadekuate si dhe të bëhet unifikimi i trajtimit gjatë menaxhimit të pacientëve me këtë patologji.























