Kuvendi nesër vazhdon mbajtjen e seancës plenare

Kuvendi nesër vazhdon mbajtjen e seancës plenare

Kuvendi i Kosovë nesër (e enjte), do të vazhdojë mbajtjen e seancës plenare, ku janë paraparë tetë pika të rendit të ditës. Sipas komunikatës për medie, seanca plenare do të mbahet nga ora 10:00.

Rendi i ditës:

Votimi në parim i Projektligjit për Mbrojtjen e Vlerave të Luftës së UÇK-së,

Zgjedhja e dy (2) anëtarëve të Këshillit Gjyqësorë të Kosovës,

Zgjedhja e një (1) anëtari të Këshillit Prokurorial të Kosovës nga radhët e fakulteteve juridike të Republikës se Kosovës,

Zgjedhja e Kryesuesit të Komisionit Shqyrtues të Autoritetit Rregullator për Shërbimet e Ujit,

Zgjedhja e shtatë (7) anëtarë të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës,

Shqyrtimi i Propozim-Vendimit për caktimin e pagës së drejtorit dhe zëvendësdrejtorit të Sekretariatit Ekzekutiv të Agjencisë Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të Pronës,

Shqyrtimi i kërkesës së Komisionit Hetimor Parlamentar lidhur me procesin e privatizimit në Kosovë për miratimin e Buxhetit të këtij Komisioni,

Propozimi i GP të LVV për zëvendësimin e anëtarëve në komisionet parlamentare.