Mustafa: Nuk ka lëkundje në koalicion

Mustafa: Nuk ka lëkundje në koalicion

Kreu i LDK-së, Isa Mustafa, e cilëson provokim patrullimin e xhandarmërisë serbe në territorin e Kosovës.

Në intervistën dhënë RTK-së për herë të parë pas shërimit nga COVID-19, Isa Mustafa foli edhe për lëkundjet e koalicionit qeverisës e për procesin e dialogut.

Mustafa e konsideron të nevojshëm që ligji për kategoritë e luftës të tërhiqet nga Kuvendi për rishqyrtim, ndërsa e fton PDK-në në dialog me Serbinë./RTKLive