Mustafa: KFOR-i s`është gjë tjetër, por është NATO

Mustafa: KFOR-i s`është gjë tjetër, por është NATO

Komandanti i KFOR-it në Kosovë duhet të jetë më i kujdesshëm, t’i informojë në kohë organet kosovare për patrullimet e llojit të Karaçevës, pasi ato janë provokime.

Kështu deklaroi i pari i LDK-së, Isa Musrtafa, i cili theksoi se Qeveria dhe ministritë përkatëse duhet të bisedeojnë me KFOR-in, që një gjë e tillë të mos përsëritet.

“Vetë pamja e tyre, vetë ecja e tyre, në qoftë se kanë hyrë një metër, dy metra, tri metra, kanë hyrë në territor, është provokim, ose, në të vërtetë, i bie provokim, edhe nëse i bie që mund të jetë e organizuar të patrollohet së bashku me KFOR-in e KFOR-i s’është gjë tjetër, por është NATO-ja.”/RTKLive