Ndeshja e çerekfinales në Ligën e Kampionëve nis me këngën e Dua Lipës

Ndeshja e çerekfinales në Ligën e Kampionëve nis me këngën e Dua Lipës

Para se lojtarët të futeshin në fushë, dëgjohej hiti “Don’t start now” i Dua Lipës.

Ndeshja në mes të Atalantës dhe PSG e cila po mbahet në “Estádio da Luz” të Lisbonës, është ajo e cila hap ndeshjet çerekfinale të Ligës së Kampionëve, me formatin e ri që do të përdorët vetëm këtë vit, ku luhet me eliminim direkt.

Para se lojtarët të futen në fushë, gjithçka nisi me këngën e këngëtares shqiptare me famë botërore, Dua Lipës.

Bëhet fjalë për hitin “Don’t start now” i cili është shumë i pëlqyer nga publiku. Kjo është kënga më e suksesshme e saj nga albumi “Future Nostalgia”.

Kujtojmë se tribunat janë të zbrazura për shkak të pandemisë COVID-19.