​Tahiri kërkon dorëheqjen e ministri Zemaj

​Tahiri kërkon dorëheqjen e ministri Zemaj

Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës Abelard Tahiri ka akuzuar ministrin aktual të Shëndetësisë Armend Zemaj për dështim në menaxhimin e gjendjes me pandemi në vend duke kërkuar që në vend të tij të vijë një person më kompetent.

Ai në emisionin Pressing në T7 ka thënë se gjendja me koronavirus në vend është më e rënduar se sa duket dhe se ministri Zemaj nuk ka punuar për zbutjen e kësaj gjendje.

“Zemaj duhet të japë dorëheqje dhe në vend të tij duhet të vijë një person më kompetent”, ka thënë Tahiri. 


MË SHUME NGA Aktuale