Vdes 29-vjeçari me COVID, kërcen nga kati i tretë i spitalit

Vdes 29-vjeçari me COVID, kërcen nga kati i tretë i spitalit

Policia e Shtetit e Shqipërisë njoftoi se rreth orës 04:30 të mëngjesit, dyshohet se është vetëhedhur nga kati i 3 i një spitali në Tiranë shtetasi XH.K., 29 vjeç, i cili për pasojë të plagëve të marra ka ndërruar jetë.

Ngjarja ka ndodhur në spitalin “Shefqet Ndroqi” dhe raportohet se i riu që është vetëvrarë ka qenë i prekur me koronavirus dhe në momentet para se të kryente aktin ka qenë duke u trajtuar me serum.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijojnë punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.


MË SHUME NGA Mbarëshqiptare