Gjimshiti: Eliminim i dhimbshëm, jemi krenarë për ecurinë!

Gjimshiti: Eliminim i dhimbshëm, jemi krenarë për ecurinë!

Berat Gjimshiti, një ditë më parë u bë futbollisti i parë i kombëtares shqiptare që luan në çerekfinalet e Champions League.

Qendërmbrojtësi për pak desh iu gëzua kualifikimit në gjysmëfinale, pasi Atalanta po fitonte kundër PSG deri në minutën e 90-të.

Përmbysja në fund ishte e dhimbshme dhe Gjimshiti e pranon: “ Është e dhimbshme të eliminohesh në këtë mënyrë. Ishim shumë pranë, vetëm disa minuta larg.

Gjithsesi jemi krenarë për atë që kemi arritur si ekip. Faleminderit të gjithëve për mbështetjen këtë sezon. Shihemi sezonin tjetër”. Mbrojtësi i kombëtares ishte titullar kundër PSG dhe luajti deri në minutën e 60-të.