Flet mjeku, që kontrolloi sot pas aksidentit të birin e presidentit Thaçi

Flet mjeku, që kontrolloi sot pas aksidentit të birin e presidentit Thaçi

Endrit Thaçi, i biri i presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, është trajtuar sot në Klinikën Emergjente të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, pas një aksidenti që ka pësuar në trafik.

Mjeku, Naser Syla, i cili ka qenë kujdestar në mëngjes, e që e ka kontrolluar Endrit Thaçin, ka thënë për Klan Kosova se pacienti është pranuar me lëndime të lehta trupore dhe menjëherë është liruar për trajtim në shtëpi.

Nga Policia e Kosovës, Zëdhënësja për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka thënë se me aksidentin në rrugën Prishtinë-Ferizaj ku të përfshira kanë qenë tri vetura është duke u marrë Njësiti i Trafikut.


MË SHUME NGA Aktuale