Mbyllet me sukses operacioni, Vedat Muriqi te Lazio

Mbyllet me sukses operacioni, Vedat Muriqi te Lazio

Operacioni është përmbyllur me sukses dhe Vedat Muriqi do të transferohet te Lazio. 

Simone Inzaghi kërkoi një qendërsulmues potent dhe Igli Tare i dhuron bomberin nga Prizreni, i cili është gati të nisë aventurën e radhës dhe e meriton plotësisht këtë mundësi.

18 milion euro do të përfitojë Fenerbahce, që shpenzoi vetëm 3.5 milion euro një vit më parë për të siguruar shërbimet e 26-vjeçarit dardan. “Pyka” e Kosovës, i cili shënoi 17 gola sezonin e kaluar me ekipin nga Stambolli, do të firmosë një kontratë 5-vjeçare me Lazion.

Rroga e Muriqit do të jetë rreth 2 milion euro në sezon dhe sezonin e ardhshëm do të luajë në ndeshjet e grupeve në Champions League, kompeticion ku bardhekaltrit u rikthyen pas shumë viteve mungesë.