Radhë në Kakavijë për shkak të testit COVID-19

Radhë në Kakavijë për shkak të testit COVID-19

Policia e Shtetit është angazhuar maksimalisht për të menaxhuar situatën e vështirë të krijuar në kufirin tokësor me Greqinë në Kakavijë, pasi pala greke kërkon të kryhet tamponi për COVID 19.

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshja, u bën thirrje qytetareve që të informohen për gjendjen në Pikat e Kalimit Kufitar me Greqinë përpara se të ndërmarrin udhëtim drejt tyre.

“Procedurat e reja të testimit për COVID-19 në kufirin shqiptaro-grek kanë krijuar radhë të gjata bashkë me problemet e pashmangshme shoqëruese. Policia e Shtetit është angazhuar maksimalisht për të menaxhuar situatën e vështirë të krijuar”,- thekson Lleshaj.

“Në bashkëpunim me Ministrinë për Europën dhe Punët e Jashtme po bëhen përpjekje për të kërkuar para autoriteteve greke gjetjen e mundësive për përshpejtimin e procedurave të testimit dhe reduktimin e kohës së pritjes në kufi”,- vijon Lleshaj.

“Ministria e Brendshme u bën thirrje qytetareve që të informohen për gjendjen në Pikat e Kalimit Kufitar me Greqinë përpara se të ndërmarrin udhëtim drejt tyre, me qëllim që të shmangen sa të jetë e mundur pritjet e gjata në kushtet e temperaturave të larta”,- shton Lleshaj. /atsh/


MË SHUME NGA Mbarëshqiptare