LVV thotë se qytetarët duhet të testohen falas te privatët

LVV thotë se qytetarët duhet të testohen falas te privatët

Lëvizja Vetëvendosje ka kërkuar që testimi për COVID-19 të jetë falas edhe në instituticionet private shëndetësore.

Përmes një video të publikuar në faqen zyrtare, VV’ja ka akuzuar Qeverinë Hoti se me licencimin e operatorëve privat për testim të Covid-19, po ua bënë qytetarëve edhe më të vështirë edhe më të kushtueshëm testimin.

Partia që udhëhiqet nga Albin Kurti ka thumbuar edhe Drejtorin e IKSHP’së, Naser Ramadanin, për deklaratën e tij se “gjjithkush ka të drejtë të infektohet”.

“Kjo qeveri që dështoi në menaxhimin e pandemisë, dhe nuk iu dha asnjë mbështetje qytetarëve në këtë periudhë të rëndë ekonomike e shëndetësore, tani me licencimin e operatorëve privat për testim të Covid-19, po ua bënë qytetarëve edhe më të vështirë edhe më të kushtueshme testimin për diçka që do të duhej të ishte në interes të institucioneve të sigurisë, shëndetësisë, të vetë qytetarëve që mbi “të drejtën për t’u infektuar” do të duhej ta kenë të drejtën për testim falas”, thuhet në postimin e VV’së./gazetaexpress/


MË SHUME NGA Aktuale