Mbrojtësi i talentuar i Liverpoolit zgjidhet më i miri i sezonit në Angli

Mbrojtësi i talentuar i Liverpoolit zgjidhet më i miri i sezonit në Angli

Premier League ka shpallur sot fituesin e futbollistit të ri më të mirë për sezonin 2019-2020, iu cili është mbrojtësi i djathtë i Liverpoolit kampion, Trent Alexander-Arnold.

Futbollisti 21-vjeçar ka qenë një nga protagonistët e “të kuqve” jo vetëm këtë sezon që fituan titullin kampion pas 30 vitesh pritjeje, por edhe një vit më parë në triumfin në Ligën e Kampionëve.

Alexander-Arnold ka mbyllur një sezon fantastik me Liverpoolin, pasi ka luajtur në të 38 ndeshjet e kampionatit, ndërsa gjithë sezonin numëron 49 takime, ku ka shënuar 4 gola dhe ka dhënë 13 asiste.