“The Sun” për Rita Orën: S`e ka fshehur kurrë që është shqiptare

“The Sun” për Rita Orën: S`e ka fshehur kurrë që është shqiptare

Rita Ora është akuzuar nga disa fansa të saj për përvetësim kulturor, shkak është bërë një postim i këngëtares shqiptare me prindërit dhe disa fansa kanë kuptuar që ajo nuk është me origjinë afrikane (si mendonin ata).

“The Sun” i ka kushtuar një artikull këtij lajmi dhe që në hyrje shkruan se ajo kurrë nuk e ka mohuar origjinën e saj shqiptare.

Dikush ka shpërndarë në Twitter një foto të Rita Orës me prindërit e saj duke shkruar:

“Sapo zbulova që Rita Ora nuk është me ngjyrë dhe të dy prindërit e saj janë të bardhë dhe shqiptar”.

Ky postim në Twitter ka marrë mbi 22 mijë shpërndarje dhe mbi 110 pëlqime, ku më pas komentet që nuk e dinin që ajo është shqiptare kanë qenë të shumtë.

Por, sa i përket kësaj çështje në një studio televizive në vitin 2016 prezantuesi i ishte drejtuar duke i thënë: Mendova se je gjysmë zezake dhe gjysmë e bardhë, apo diçka e tillë.

Ndërsa Rita e cila gjithmonë ka qenë krenare për prejardhjen e saj dhe asnjë herë nuk e ka fshehur u përgjigj: Të gjithë në fakt mendojnë ashtu, ndoshta mund të isha. Por, jo, jam shqiptare.

29-vjeçarja akoma nuk ka reaguar.


MË SHUME NGA Mbarëshqiptare