Limaj: Në Washington apo Bruksel, Kosova shkon për marrëveshje me njohje
BKT
Lajme

Limaj: Në Washington apo Bruksel, Kosova shkon për marrëveshje me njohje

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka komentuar ftesën e SHBA-ve për liderët e Kosovës dhe Serbisë për t’u takuar në shtëpinë e bardhë më dy shtator.

Limaj thotë se takimi i 2 shtatorit në Shtëpinë e Bardhë është dëshmia më e mirë e përkushtimit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për arritjen e marrëveshjes përfundimtare mes Kosovës dhe Serbisë.

“Kudo që dialogohet, në Washington apo Bruksel, Kosova është gati për t’u ulur në tryezën e bisedimeve për arritjen e marrëveshjes përfundimtare për njohje reciproke mes dy vendeve”, ka shkruar Limaj.

Ai shkruan se Kosova është e bekuar me miqësinë me SHBA-të.


MË SHUME NGA Lajme