Lampard “i fiksuar” pas Declan Rice

Lampard “i fiksuar” pas Declan Rice

Chelsea është një nga skuadrat më aktive në merkaton e verës, pasi ka arritur të transferojë emra si Timo Werner e Hakeem Ziyech, por ëndrra e vërtetë e trajnerit Franck Lampard është mesfushori i West Hamit, Declan Rice.

Anglezi 21-vjeçar ka fituar një eksperiencë të konsiderueshme në kampionatin anglez dhe prej kohësh luan në nivele të larta, ndërsa Lampard e kërkon me ngulm në skuadër, pasi Rice mund të luajë si në qendër të mesfushës, ashtu edhe në qendër të mbrojtjes.

Për kartonin e 21-vjeçarit West Ham kërkon 80 milionë paundë, ndërsa sipas mediave angleze, së fundi drejtuesit e “Çekiçëve” kanë refuzuar ofertën e Chelseat për të përfshirë në negociata kartonët e sulmuesit Mitchy Batshuayi dhe mesfushorit Ross Barkley.

Asnjëri prej të dy futbollistëve nuk shihet me sy të mirë nga trajnerit i West Ham David Moyes, ndaj drejtuesit e klubit kanë këmbëngulur se do të pranojnë shitjen e Rice vetëm në rast se arkëtojnë 80 milionë euro kesh.

Momentalisht negociatat kanë mbetur pezull, pasi londinezët e Chelseat do të provojnë të shesin disa prej futbollistëve që nuk bëjnë më pjesë në planet e Lampard, me qëllim që të arkëtojnë para mjaftueshëm për të sponsorizuar blerjen e Rice.