Allan e mbyll me Napolin, drejt ribashkimit me Ancelottin te Everton

Allan e mbyll me Napolin, drejt ribashkimit me Ancelottin te Everton

Me Gattuson në pankinë, mesfushori brazilian Allan u shndërrua në një lojtar rezervë, kjo edhe për faktin se pati disa përballje të “nxehta’ me trajnerin italian, ndërsa aventurës së tij te Napoli tani duket se i ka ardhur fundi.

Mesfushori 29-vjeçar mban prej 5 sezonesh të veshur fanellën e kaltër, por tani ndjen nevojë n e ndryshimit dhe këtë e kanë kuptuar mirë si Gattuso, ashtu edhe presidenti De Laurentiis, i cili po merr në konsideratë ofertat në drejtim të tij.

Për momentin në “pole position” për të marrë shërbimet e Allan është Evertoni, me Carlo Ancelottin që ka konsideratë të lartë për brazilianin dhe e ka vënë në krye të listës së përforcimeve për këtë verë.

Aktualisht Napoli ka vendosur një çmim prej 40 milionë eurosh për kartonin e brazilianit, ndërsa klubi anglez nuk shkon përtej 30 milionë eurove, ndaj negociatat janë të destinuara të vazhdojnë deri në ditët e fundit të merkatos.