Khloe dhe Tristan fotografohen bashkë duke u kthyer nga pushimet

Khloe dhe Tristan fotografohen bashkë duke u kthyer nga pushimet

Ata ishin në një udhëtim luksoz për ditëlindjen e Kylie Jenner.

Dyshja janë përfolur se kanë rinisur romancën dhe po mendojnë të blejnë një shtëpi së bashku, shkruan DailyMail.

Khloe Kardashian, e cila para pak kohësh ndryshoi stilin e flokëve dhe Tristan Thompson, u dukën se po veprojnë si një çift, teksa u fotografuan në publik të enjten.

Ylli 29-vjeçar kanadez i NBA u pa teksa po mbante duart mbi Khloé, 36 vjeçe, derisa u kthyen nga ditëlindja e 23-të e Kylie Jenner, përmes avionit privat të Kyliet.

Khloé ka vajzën dy vjeçare True me të dashurin Tristan, i cili u pa duke ia prekur belin në mënyrë të dashur, pasi ai ndihmoi në valixhe nga udhëtimi.

Duke shfaqur linjat e saj të famshme, ylli i reality-shout kishte veshur veshje sportive dhe u pa duke dalë nga avioni privat i motrës.

Ata dukeshin shumë komod pranë njëri-tjetrit. Tristan sigurohej që Khloe kishte gjithçka derisa po mblidhte gjërat e saj.

Çifti ndanë rrugët dy vite më pare, kur Tristan e tradhtoi atë me shoqen e Kyliet, Jordyn Woods.