Pritjet në Merdarë deri në dy orë

Pritjet në Merdarë deri në dy orë

Bashkatdhetarët tanë pas pushimeve në Kosovë po kthehen në vendet nga kanë ardhur, ata sot në vendkalimin kufitar Kosovë- Serbi në Merdare po presin deri në dy orë për ta lëshuar Kosovën , ndërsa për të hyrë në Republikën e Kosovës pritjet janë deri në 30 minuta.

 Shkaktar i pritjeve të bashkatdhetarëve tanë sipas burimeve të gazetallapi. com janë autoritetet serbe që edhe sot po punojnë me kapacitete jo të plota dhe shihet një neglizhencë e madhe e autoriteteve kuftare të Serbisë .

Ndryshe bashkatdhetarët që po hyjnë në Kosovë nuk po paguajnë për kartonin e gjelbërm pasi që Qeveria e Kosovës i ka marrë përsipër të gjitha shpenzimet për kartonin e gjelbër ./ Gazetallapi. com