Shtohet lista e trajnerëve të mundshëm të Barcelonës
Barcelona po e konsideron ish-sulmuesin Thierry Henry si zëvendësues të trajnerit Quique Setien, që është afër shkarkimit.
Për emrin e Henryt ka shkruar “Diario Sport”. Francezi momentalisht e drejton ekipin e ligës MLS, Montreal Impact.
Në gjashtë ndeshjet e fundit me ekipin e vet, Henry ka arritur vetëm një fitore.
Henry më herët ka qenë edhe asistent i Roberto Martinezit te Belgjika, para se ta merrte punën te Monaco, skuadër me të cilën fitoi vetëm katër herë në 20 ndeshje.
Në janar ai u shkarkua nga klubi francez. Ish-sulmuesi ka shënuar 49 gola për “blaugrananët” në tri sezone, derisa tani është në listën e ngushtë të trajnerëve, të cilët mund ta zëvendësojnë Setienin.
Për punën e trajnerit te Barcelona përmenden edhe emrat e Ronald Koemanit, përzgjedhësit të Holandës, dhe Massimiliano Allegrit, ish-trajner i Milanit dhe Juventusit, Xavit, Mauricio Pochettinos e Maurizio Sarrit.
Barcelona ndërkohë pritet që shumë shpejt ta shkarkojë edhe drejtorin sportiv, Eric Abidal.























