Sevilla sërish në finale të Europa Leagues, e eliminon Manchester Unitedin
BKT
Sport

Sevilla sërish në finale të Europa Leagues, e eliminon Manchester Unitedin

Kur përmend Europa League, përmend emrin e Sevilla. Sado jashtë formës më të mirë dhe sado probleme të kenë, spanjollët janë ata që dinë si t`i shkohet deri në fund këtij kompeticioni.

Kjo gjë, u vërtetua dhe në sfidën e sotme ndaj Manchester United, duke triumfuar me përmbysje 2-1. Ishte Bruno Fernandes ai që shënoi me penallti që në minutën e nëntë të sfidës.

Suso barazoi që në pjesën e parë, pas një krosimi perfekt të Reguilon, ndërsa De Jong, i ardhur nga stoli, përmbysi gjithçka pas një asisti perfekt të Jesus Navas. Sevilla në finale, United në shtëpi…