09:39 / 17.08.2020
Kryeministri Hoti pritet që sot t’i kthehet punës nga zyra
Kryeministri i vendit, Avdullah Hoti, mbrëmjen e 2 gushtit njoftoi që ka rezultuar pozitiv me COVID-19.
Që nga ajo mbrëmje Hoti gjendet në vetizolim, teksa nëpëmjet një postimi në rrjetin social Facebook pati treguar se nuk ka simptoma të theksuara të koronavirusit.
Kryeministri Hoti është në pritje të rezultatit të dytë për COVID-19, të cilin pritet ta merr sot.
Këshilltari i tij Xhavit Beqiri i tha Klan Kosovës se nëse Kryeministri rezulton negativ, atëherë nga e hëna (sot) do të dalë në punë.























