Haxhiu: Të lejohen aktivitetet sportive në ambiente të hapura
Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Bekim Haxhiu, përmes një postimi në rrjetin social Facebook i ka bërë thirrjes Ministrisë së Shëndetësisë që të rishqyrtojë vendimin e datës 29.07.2020 me të cilin ka ndalur “veprimtaritë rekreative, kulturore dhe sportive në mjedise të mbyllura dhe të hapura në të gjithë territorin e Kosovës, duke përfshirë shkollat e futbollit dhe sportet e tjera, si edhe stërvitjet”.
Haxhiu ka kërkuar që të lejohen për t’u zhvilluar aktivitetet sportive dhe rekreative në ambiente të hapura e po ashtu edhe pishinat e hapura, por duke respektuar masat mbrojtëse anti COVID-19.
Sipas tij pas miratimit të Ligjit për Parandalimin dhe Luftimin e COVID-19 qeveria e Kosovës duke të fillojë me rikuperimin e e pasojave të aspektit ekonomik dhe mendor.
Ky është postimi i plotë i Haxhiut në Facebook:
Aktivitetet sportive dhe rekreative në ambiente të hapura duhet lejuar për t’u zhvilluar, po ashtu edhe pishinat e hapura, por duke respektuar masat mbrojtëse anti-COVID-19.
Pas miratimit të Ligjit për Parandalimin dhe Luftimin e COVID-19, Ministria e Shëndetësisë duhet të ri-shqyrtojë vendimin e datës 29.07.2020, me të cilin ka ndalur “veprimtaritë rekreative, kulturore dhe sportive në mjedise të mbyllura dhe të hapura në të gjithë territorin e Kosovës, duke përfshirë shkollat e futbollit dhe sportet e tjera, si edhe stërvitjet”.
Ministria e Shëndetësisë duhet të shfuqizoj vendimin e datës 29.07.2020, të analizojë çdo sektor veç e veç dhe t’i përcaktojë kriteret për rifillim të aktiviteteve sportive, stërvitjeve, garave , shkollave të futbollit, pishinat e hapura, si dhe ndryshimin te orarit për gastronominë dhe lëvizjen e qytetarëve me kritere te përcaktuara nga MSH.
Pandemia ka shkaktuar pasoja të mëdha qoftë në aspektin ekonomik edhe në atë mendor, prandaj është momenti që Qeveria të fillojë me rikuperimin e tyre.
Ligji Anti-Covid-19 është miratuar në Kuvend, masat ndëshkimore janë të përcaktuara për të gjithë ata që nuk respektojnë vendimet e organeve kompetente.
MSH duhet të lejoj zhvillimin e servitjeve dhe garave te klubeve sportive, shkollave të futbollit, pishinave të hapura dhe aktivitete tjera në ambiente të hapura, me kritere të përcaktuara nga MSH.























