Meta vlerëson marrëveshjen: Hap pozitiv dhe tregues europianizues
Presidenti Ilir Meta vlerëson marrëveshjes për formimin e Qeverisë së re në Maqedoninë e Veriut dhe e konsideron atë një shembull për Shqipërinë.
Meta shprehet se “finalizimi i marrëveshjes për formimin e Qeverisë së re në Maqedoninë e Veriut është një tjetër hap pozitiv për forcimin e institucioneve demokratike dhe përparimin e reformave”.
Po ashtu, Meta ka vlerësuar rritjen e faktorit shqiptar për Maqedoninë Veriut për demokratizimin dhe integrimin e vendit.
“Rritja e përfaqësimit të faktorit shqiptar në qeverisje, përfshirë dhe mundësinë e Kryeministrit shqiptar në të ardhmen, është tregues europianizues dhe vitalizues për forcimin e bashkëjetesës. Pas zgjedhjeve demokratike dhe konkurruese, fqinji ynë ecën me siguri të merituar për çeljen e negociatave me Bashkimin Europian. Duhet të mësojmë prej tyre dhe të kthehemi në shina sa më parë, duke nisur me respektimin e Marrëveshjes së 5 qershorit dhe plotësimin e gjithë kushteve të tjera”, tha Meta.























