Futbollisti i Romës konfirmon se është pozitiv me COVID-19
BKT
Sport

Futbollisti i Romës konfirmon se është pozitiv me COVID-19

Portieri i Romës, Antonio Mirante, ka konfirmuar në faqet e tij zyrtare se është i prekur me koronavirus.

Gardiani i kryeqytetasve ka pranuar se është asimptomatik dhe ndihet mirë, por në testin e bërë ka rezultuar pozitiv.

“Përshëndetje të gjithëve, siç disa prej jush mund ta dinë unë kam rezultuar pozitiv me COCID-19. Doja të ju thosha se jam mirë. Nuk kam simptoma dhe ndihem mirë.

Jam izoluar, dhe shpresoj që të rikuperohem sa më shpejt dhe të bashkohem me shokët e ekipit. Ju falënderoj për mesazhet që më keni dërguar”, shkruhej në postimin e portierit.