Kosovës i bashkohet edhe një super talent
BKT
Sport

Kosovës i bashkohet edhe një super talent

Destan Bajselmani raportohet të jetë prurja e re te Kosova U21.

Mbrojtësi i krahut të djathtë, që është pjesë e Zwolle në nivelin më të lartë të futbollit në Holandë, do të përforcojë ‘Dardanët’ e rinj.

Raportet e fundit në Kosovë bëjnë të ditur për afrimin e Kosovës me Bajselmani.

21 vjeçari gjatë karrierës së tij rinore, ka veshur fanellën e Twente. Sezonin e kaluar te Zwolle, Bajselmani është paraqitur tri herë.