Bayern Munich-PSG, finalja e Championsit, Ra Lyoni
BKT
Sport

Bayern Munich-PSG, finalja e Championsit, Ra Lyoni

Bayern Munich është kualifikuar në finalen e madhe të Ligës së Kampionëve, pasi sonte mundi Lyonin, me rezultat 3-0, në Lisbonë, raporton RTKLive.com.

Gjysmëfinalja mes gjigantit gjerman dhe skuadrës franceze, ka dhënë një lojë mjaft interesante, më raste të mira nga të dy anët, por që në fund të ndeshjes fitores iu gëzuan ‘bavarezët’.

Serge Gnabry ishte hero i ndeshjes, duke shënuar dygolësh në minutën e 18-të dhe 33-të, rezultat më të cilin u mbyll pjesa e parë.

Edhe në 45-minutëshin e dytë, u zhvillua lojë mjaft e mirë, ku nuk munguan rastet nga të dy skuadrat, derisa Lewandowski në minutën e 88-të, i dha goditjen e fundit skuadrës franceze, e cila pavarësisht së nuk arriti në finale, megjithatë, Lyoni ka bërë një sezon të madh në Ligën e Kampionëve.  

Bayern Munich siguron finalen e madhe të garës më të madh në Evropë, ku do të ballafaqohet me PSG-n, kjo e fundit mbrëmë eliminoi Leipzing-un. /RTKLive.com/