Meta: Mbështes qëndrimin e BE-së për të mos njohur zgjedhjet në Bjellorusi
BKT
Shqipëri

Meta: Mbështes qëndrimin e BE-së për të mos njohur zgjedhjet në Bjellorusi

Presidenti Ilir Meta mbështeti sot qëndrimin e Bashkimit Evropian për të mos njohur zgjedhjet presidenciale në Bjellorusi.

“Mbështes qëndrimin e Bashkimit Evropian për të mos njohur zgjedhjet presidenciale në Bjellorusi”, tha Meta.

Meta shtoi gjithashtu se, “qytetarët e Bjellorusisë, ashtu si në të gjitha vendet nën regjim autokratik, meritojnë sa më parë të shprehin verdiktin e tyre përmes zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, që janë kolona vertebrore e çdo sistemi demokratik”.


MË SHUME NGA Shqipëri