AVancojnë bisedimet mes Milanit dhe Ibrës për kontratën e re
BKT
Sport

AVancojnë bisedimet mes Milanit dhe Ibrës për kontratën e re

Është e qartë se negociatat midis Milan dhe Zlatan Ibrahimovc nuk po shkojnë aq mirë sa pritej.

Problemi qëndron te paga e Ibras. Gjiganti suedez kërkon jo më pak se 7 milionë euro për të qëndruar te kuqezinjtë, ndërsa këta të fundit nuk dukej se donin të ofronin aq shumë për sulmuesin, duke vlerësuar shumën e  5 milionë eurve si të duhurën.

Mirëpo në fund, duket se klubi milanez është dorëzuar dhe ka rënë dakord me kërkesat e 38 vjeçarit. Sipas “La Gazzetta dello Sport” , kuqezinjtë janë të gatshëm t’i ofrojnë Ibras plot 6 milion € në sezon.

Tashmë pritet vetëm përgjigja e futbollistit suedez, që pritet të jetë pozitive.