16:46 / 20.08.2020
Futbollisti i Napolit rezulton pozitiv me koronavirus
Koronavirus prek edhe klubin e Napolit. Një prej futbollistëve të skuadrës italiane ka rezultuar pozitiv në testet e kryera për Covid-19.
Bëhet fjalë për sulmuesin Andrea Petagna, që ka qenë në huazim te skuadra e Spal deri në fund të sezonit që lam pas.
Ish sulmuesi i Atalantës, iu nënshtrua testimit pasi vëllai i tij kishte rezultuar pozitiv me koronavirus.
Petagna, është në gjendje të mirë dhe ndodhet në shtëpi i karantinuar. Ai do të ketë mundësi t’i bashkohet skuadrës së Gennaro Gattusos, vetëm kur testi të dal negativ.























