Musolli largohet nga Kukësi, transferohet tek Gjilani?
BKT
Sport

Musolli largohet nga Kukësi, transferohet tek Gjilani?

Besar Musolli është duke kaluar ditët e tij të fundit si futbollist i Kukësit.

Kapiteni i verilindorëve pas 8 viteve pritet të largohet nga Kukësi në momentin që do të përfundojë edhe aventura e skuadrës në Kupat e Europës.

Siç raporton “Panorama Sport”, Musolli për arsye familjare do të rikthehet në Kosovë për t’iu bashkuar skuadrës së Gjilanit.

Largimin nga Kukësi e ka konfirmuar edhe vetë lojtari në një intervistë të pak ditëve më parë duke nënvizuar se do të largohet pas aventurës në Europë.