19:24 / 20.08.2020
Mësohet premia që do të marrin futbollistët e PSG-së nëse mundin Bayernin
Paris Saint-Germain fitoi në gjysmëfinale kundër Leipzig, duke u kualifikuar për herë të parë në një finale të Ligës së Kampionëve.
Lojtarët e PSG-së do të tentojnë të fitojnë trofeun, por përballë do të kenë Bayern Munich që ka zhvilluar një sezon fantastik.
Për t’i motivuar futbollistët e tij, presidenti i PSG-së, Nasser Al-Khelaifi ka menduar që t’iu vejë në dispozicion një bonus mjaft të majmë në rast fitoreje të “kupës me veshë të mëdha”.
“L’Equipe” informon se në rast të një triumfi ndaj Bayernit në Lisbonë, parisienët do të marrin secilin nga 1 milion euro.























