Tronditet futbolli gjerman, Ballack diagnostikohet me kancer
BKT
Sport

Tronditet futbolli gjerman, Ballack diagnostikohet me kancer

Një lajm tronditës është raportuar nga mediat gjermane.

Bëhet fjalë për futbollistin legjendar, Michael Ballack i cili mësohet se është diagnostikuar me kancer.

Ka qenë e përditshmja gjermane “Bild” e cila ka bërë publike këtë fakt me të vërtet tronditës.

Ish-mesfushori i Bayer Leverkusen, Bayern Munich, Chelseat, një nga lojtarët më të mirë e ikonikë të historisë së kohëve të fundit të futbollit në Gjermani, raportohet së i është nënshtruar një ndërhyrje delikate kirurgjike për të hequr një tumor që ishte shfaqur pranë shtyllës kurrizore.

Zbulimi i sëmundjes nga ana e ish-futbollistit 44-vjeçar, ndodhi rreth një muaj më parë, teksa kërkonte një operacionin të domosdoshëm.

Ndërhyrja kirurgjikale ka përfunduar me sukses, ndërsa tani për Ballackun ka nisur një terapi e gjatë e i vështirë.