Ky është programi i sotëm në `Mirëmëngjesi Kosovë`
Sot në emisionin e mëngjesit "Mirëmëngjesi Kosovë", në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), do të diskutohet për tema të ndryshme, për të cilat do flasin mysafirët e ftuar.
Mysafir i parë do të jetë Rron Kastrati psikolog. Ai flet për temën "PANDEMIA DHE NDIKIMI PSIKOLOGJIK ,
COVID-19 NDIKON NË SHËNDETIN MENDOR".
Kurse Sadik Heta drejtor në Drejtorinë e Shëndetit dhe Mirëqenies së Kafshëve nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë, flet për
MASAT PËR PARANDALIMIN E PËRHAPJES SË SËMUNDJES "GJUHA E KALTËR".
Sot nis “ARCHITECH FESTIVAL”. Për këtë e ftuar është Kosovare Sadiku - drejtoreshë e festivalit.
Emisioni i mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, përpos bisedave në studio dhe lidhjeve të drejtpërdrejta nga vende të ndryshme të Kosovës, sjellë për shikuesit edhe storie të ndryshme të përgatitura nga gazetarët e RTK-së.























