Ministri Likaj propozon që shkollat të hapen më 1 shtator
BKT
Lajme

Ministri Likaj propozon që shkollat të hapen më 1 shtator

Ministri i Arsimit Ramë Likaj ka thënë se pas konsultimit me Ministrinë e Shëndetësisë dhe ISHKPK-në, ka marrë vendim që në kuadër të master planit për vitin e ri shkollor, mësimi të fillojë nga 1 shtatori në tri faza.

“Kemi vendimin që mësimi të fillojë në tri faza më 1 shtator, 7 shator dhe 10 shator, sipas mundësive që kanë edhe DKA-të. Në takimin që kam pasur më përfaqësuesit e DKA-ve, ata janë shprehur që janë të gatshëm për fillimin e vitit të ri shkollor”, është shprehur ai.

Ministri Likaj ka thënë në master planit të  përgatitur parashihet edhe fushata vetëdijesuse si dhe dezinfektues për shkolla dhe trajnime për mësimdhënës që me disa janë bërë.

Ai ka thënë se duhet edhe mësimdhënës shtesë si dhe buxhet.

Ndërsa, kryeministri Hoti ka thënë se ky vendim do të merret javë e ardhshme, ku ka ofruar mbështetje për Ministrinë e Arsimit, që të fillojë procesi mësimorë. /EO

 


MË SHUME NGA Lajme