14:15 / 21.08.2020
Ava Max zbulon datën e lansimit të albumit të ri
Ava Max ka dhënë lajmin e shumëpritur.
Ava Max është një nga emrat më të spikatur në arenën ndërkombëtare, shqiptarja ka dhënë një super lajm për adhuruesit e saj.
Ajo me anë të një postimi të bërë orë më parë ka njoftuar se ka gati albumin e saj të ri të cilin do ta lansoj gjatë muajit të ardhshëm.
Me një fotografi të ndarë ajo zbuloi edhe titullin e albumit. ‘Heaven and Hell’, titullohet albumi i Ava Max të cilin do e lëshoj saktësisht më 18 shtator.























