Kanadaja mbështet rolin e OSBE-së për situatën në Bjellorusi
BKT
Shqipëri

Kanadaja mbështet rolin e OSBE-së për situatën në Bjellorusi

Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, zhvilloi një telefonatë me homologun e tij kanadez, François-Philippe Champagne.

Ministri Cakaj informoi se me Champagne ndanë krejtësisht të njëjtin mendim se roli i OSBE-së është i pazëvendësueshëm në zgjidhjen e situatës së tanishme në Bjellorusi.

“Shqipëria si kryesi e radhës së OSBE-së është e gatshme të marrë të gjitha përgjegjësitë e saj për të gjetur një rrugëzgjidhje paqësore e demokratike në Bjellorusi”, bëri të ditur Cakaj.

Gjithashtu, Cakaj bëri me dije se Kanadaja mbështet plotësisht ofertën e Shqipërisë dhe vlerëson lart angazhimet e Kryesisë së radhës së OSBE-së.


MË SHUME NGA Shqipëri