22:47 / 21.08.2020
Fitorja ndaj Tre Pennes mbush arkën e Gjilanit
Gjilani ka kaluar pengesën e parë në kualifikimet për Ligën e Evropës, në takimin e parë në histori të klubit në garat ndërkombëtare. Bardhekuqët kanë mundur skuadrën e Tre Pennes në Stadiumin Kombëtar të San Marinos me rezultat të pastër, 3:1.
Kjo fitore e ka dërguar Gjilanin në raundin e parë kualifikues për Ligën e Evropës. Për këtë arritje, Gjilani do të arkëtojë 220 mijë euro nga UEFA.























