18:30 / 23.08.2020
Familja e Dua Lipa publikon fotot nga Syri i Kaltër
Familja e Dua Lipës është duke pushuar në pikat më turistike të Shqipërisë, si Syri i Kaltër apo Thethi. Babai i Duas, ka ndarë në Instagram fotografi nga pushimet dhe është parë në shoqërinë e bashkëshortes dhe fëmijëve.
|
Ndërsa këngëtarja 25-vjeçare ka vendosur të qëndrojë në SHBA me të dashurin Anwar Hadid dhe t’i përkushtohet projekteve të reja muzikore që priten të vijnë së shpejti./tch
|


























