Pandemia ka ndikuar edhe në sektorin e hotelerisë në vend
BKT
Lajme

Pandemia ka ndikuar edhe në sektorin e hotelerisë në vend

Që nga muaji mars në Prevallën dikur shumë të frekuentuar, mungojnë vizitorët , duke bërë që restorantet ta pakësojnë numrin e punëtorëve.

Ndërsa qytetarët thonë se duhet të punohet më shumë në edukimin e popullatës për masat kundër Covid, ndërsa të merren shembull vendet e tjera në organizimin e punës në fushën e turizmit.

Prevalla në stinën e verës ishte destinacioni kryesorë I shumë qytetarëve nga qytete të ndryshme të Kosovës dhe vendeve të rajonit. Por kjo periudhë në të cilën po kalon vendi , ka bërë që numri I vizitorëve të bie në më shumë se 80%, duke vënë në pikpyetje mbijetesën e rreth 10 objekteve hotekiere në këtë vend, raporton RTK.
Në Prevallë shumica e qytetarëve që e vizitojnë këtë vend kanë problem shëndetësore. Kufizimi I orarit dhe moslejimi I personave në ambjentet e brendshe na e ka vështirësuar shumë punën thonë përfaqësuersit e hotelerisë .
E ata që e vizitojnë më shpesh këtë vend , kërkojnë që organet kopetente të merren më shumë me edukimin e popullatës me masat e pandemisë.
Si të gjithë sektorët e ekonomisë edhe hoteleria kërkon nga ligjvënësit të kalojnë në kuvend pakon emergjente , pasi  ata mëndojnë se do të arrijnë që të mbijetojnë me  bizneset e tyre.


MË SHUME NGA Lajme