Dorëheqja e kryetarit të Kuvendit Komunal, Sami Salihut, ngjallë reagime
Dorëheqja e kryetarit të Kuvendit Komunal, Sami Salihut, ka ngjallur reagime nga përfaqësuesit e Këshillit Nacional Shqiptarë si dhe kryetari i Komunës në Bujanoc.
Në pesë vitet e fundit pushtetet lokale kanë rënë në Preshevë e kjo po llogaritet në dëm të shqiptarëve.
Ndaj zhvillimeve të fundit politike në Komunën e Preshevës, pas dorëheqjes së kryetarit të Kuvendit Komunal, Sami Salihut, kanë reaguar përfaqësuesit e Këshillit Nacional Shqiptarë si dhe kryetari i Komunës në Bujanoc. Rënia e disa hershme e pushteteve lokale në Preshevë gjatë pesë viteve të fundit cilësohet jo e mirë dhe në dëm të qytetarëve të kësaj komune, raporton RTK.
Dorëheqja e Kryetarit të Kuvendit në Preshevë, Sami Salihut dhe tërheqja e subjektit të tij nga koalicioni i deritashëm me APN e Shqipërim Arifit dhe koalicionin e partive serbe, nënkupton rënien e pushtetit lokal e me këtë edhe të kryetarit të komunës Shqipërim Arifi. Ndërkohë deri më datën 27 gusht, kur formalisht skadon afati tre mujorë i mbajtjes së rregullt të seancës së Kuvendit Komunal, pritet të merret një vendim për formimin e një shumice të re, apo shkuarjen e vendit në zgjedhje të jashtëzakonshme lokale.























