Dua Lipa festoi ditëlindjen e 25-të me Anwar dhe miqtë e saj në Malibu
Ata kaluan një fundjavë të bukur së bashku duke festuar ditëlindjen e 25-të.
Dhe të dielën, Dua Lipa dhe Anwar Hadid, 21 vjeçar, kaluan ditën e saj të rëndësishme në plazh në Malibu me miqtë dhe qenushin e tyre të ri, të quajtur Dexter.

Anwar Hadid dhe Dua Lipa (Foto: Backgrid)
Dua shfaqi fizikun e saj tepër të tonifikuar me veshje tërheqëse në bikini, e cila arriti të marrë gjithë vëmendjen.
Artistja me prejardhje shqiptare u shfaq tërësisht pa grim në shëtitjet e tyre, duke prezantuar bukurinë e freskët dhe natyrale.
Anwar në anën tjetër kishte veshur një këmishë me mëngë të shkurtra dhe një palë pantallona po ashtu të shkurtra bardh e zi.

Anwar Hadid dhe Dua Lipa (Foto: Backgrid)
Të njëjtit dukeshin më të lumtur se kurrë, ndërsa vrapuan përgjatë plazhit me Dexter.
Artistja, e cila sapo ka mbushur 25 vjet, së fundmi udhëtoi drejt Los Angeles për të qenë më afër partnerit të saj, Anwar Hadid.
Zhvendosja e Duas në Amerikë vjen pas situatës së vështirë me COVID-19, pasi i duhej të karantinohej sa herë që udhëtonte.

Anwar Hadid dhe Dua Lipa (Foto: Backgrid)

Anwar Hadid dhe Dua Lipa (Foto: Backgrid)

Anwar Hadid dhe Dua Lipa (Foto: Backgrid)























