Interi arrin marrëveshje me Brescian për Tonalin
BKT
Sport

Interi arrin marrëveshje me Brescian për Tonalin

Brescia ka zbritur në Serie-B këtë sezon dhe për këtë arsye shumë prej lojtarëve kryesorë do të largohen, përfshirë Sandro Tonalin.

Talenti 20 vjeçar kërkohet nga klubet më të mëdha italiane si Juventus dhe Inter. Këta të fundit kërkojnë të mbajnë, Antonio Conte-n, duke bërë blerje të mëdha. Dhe ardhja e Tonalit mund të ndihmojë drejtuesit e klubit ta bindin teknikun që të qëndrojë. Sipas “Gazzetta dello Sport” , nga sezoni i ardhshëm, Tonali do ta mbajë veshur fanellën e Interit. Pasi mes klubeve është arritur marrëveshja.

Tonali do të zbarkojë në Milano ditët e ardhshme për firmosur një kontratë 5-vjeçare.

Zikaltërit do të derdhin në arkat e Brescias për kartonin e mesfushorit plot 35 milionë euro.