Beckham i fiksuar me produktet e bukurisë së partneres së tij, Victoria
Partnerja e Victorias në VBB, Sarah Creal tha se David ka një tjetër produkt që e adhuron nga marka, bronzerin. Mediat britanike po ashtu raportojnë se ai përdor edhe "fondatinën" e prodhuar nga Victoria.
Ai është një nga burrat më tërheqës në botë. Dhe, David Beckham, 45 vjeç është i fiksuar me produktet e bukurisë që prodhohen nga e shoqja, 46-vjeçarja, Viktoria. Daily Mail raporton se ai e dashuron “Bronzerin” që prodhohet nga VBB, duke u kthyer edhe në modelin ku e shoqja mund të testojë produktet e saj të bukurisë.
Në një komunikim “Live” në Instagram, Viktoria u shpreh se David i ka dërguar një mesazh ku i thotë se i ka mbaruar serumi për rinovimin e qelizave, me vlerë 180 paundë.
“Ai është modeli im më i mirë. Sapo mora një mesazh nga David ku thotë se i ka mbaruar serumi. David e adhuron atë. Do t’i sjell disa”, tha ajo.
Partnerja e Viktorias në VBB, Sarah Creal tha se David ka një tjetër produkt që e adhuron nga marka, bronzerin. Mediat britanike po ashtu raportojnë se ai përdor edhe “fondatinën” e prodhuar nga Victoria.
Ylli i futbollit britanik përdori një ton sysh gjatë një fotosesioni për revistën “Love” kohë më parë, dhe është i hapur për përdorimin e produkteve të bukurisë që prodhon e shoqja, ku hyn edhe balsami i buzëve dhe hidratuesi.























