Gaxherri: Për dialogun Kosovë-Serbi duhet të jemi unik
Duke qenë fazë delikate, pozita e opozita duhet të jenë konstruktiv.
Kështu theksoi Besa Gaxherri, deputete në Kuvendin e Kosovës, në Imazh të RTK-së, ku mes tjerash shtoi se tani nuk është e rëndësishme se kush do të jetë pjesëmarrës në takim, por të jemi unik.
Ajo shtoi se duhet të ketë perfaqësues nga kolaicioni, natyrisht, prandaj nuk diuhet as të diskutohet për këto tema, por bashkë duhet të jemi edhe me opozitën, sepse ndryshe është e vështirë.
E pyetur se si mendon për mundësinë e përfshirjes së PDK-së, znj. Gaxherri shtoi se fatkeqësisht kanë ndodhur lojërat politike pozitë-opozitë më parë, por mendoj se kësaj loje i ka ardhur fundi, nëse është përmbyllja e dialogut, prandaj opozita duhet të jetë konstruktive, sepse jemi të njëjtë për Kosovën.
Tutje, ajo sqaroi edhe për qeverisjen Hoti, që, sipas saj, është e brishtë, duke pasur parasysh pandeminë, por, nëse partnerët qeverisës janë të vendosur për të qeverisur, koalicioni mund të ecë përpara. RTKLive























