Prishtina humb në tavolinë kundër Lincolnit
BKT
Sport

Prishtina humb në tavolinë kundër Lincolnit

Komisioni Disiplinor i UEFA-s e ka marrë vendimin për ndeshjen që u pezullua dy herë, Lincoln – Prishtina, në kuadër të kualifikimeve për Ligën e Evropës.

Organi disiplinor fitoren në tavolinë ia ka dhënë ekipit nga Gjibraltari.

Kësisoj, Lincoln kalon tutje falë fitores me rezultat zyrtar, 3:0, që do të thotë se Prishtina përshëndetet me kaq nga garat ndërkombëtare këtë edicion.

Lajmi është konfirmuar nga faqja zyrtare e Prishtinës.

Klubi bardhekaltër nuk ka treguar detaje shtesë të vendimit, i cili në fakt nuk është publikuar ende në faqen zyrtare të UEFA-s.

“Lincoln – Prishtina, 3:0 rezultat zyrtar.

FC Prishtina sapo ka pranuar vendimin zyrtar nga UEFA”, njofton klubi.